Zemra.de

Mirë se keni ardhë në forumin e Zemra.de

Kalo tek përmbajtja

 

Kuzhina SHqiptare(Europjane)

Njeriu, ambienti ku jeton, shoqeria, problemet shoqerore... etj. Ketu do te gjeni gjitheqka qe ka te beje me jeten dhe problemet e saj: keshilla, sugjerime, opinione te ndryshme, te kunderta, te perbashketa etj...

UNREAD_POSTnga sena » E Martë 3. Qershor 2008, 20:11

alko shume receta te mira, po a e ki provu me i pergadit bile :? a
it's nice to be important
but it's much important to be nice
Avatari i antarit
sena
 
Poste: 3120
Antarësuar: E Premte 28. Mars 2008, 18:14
Vendodhja: ne zemren e njonit

 

Re: Kuzhina SHqiptare(Europjane)

UNREAD_POSTnga rondidi » E Djelë 7. Qershor 2009, 12:36

Pallaqinka me kërpudhë:


Imazh


Përbërja:

20 dg miell
2 vezë
Pak krip
1 dcl qumësht
Ujë
Sos për kërpudha
200 g kërpudha
Pak hudhër
0,5 kg djathë të freskët
Biber
Gjalpë
Thërrime mielli


Përgatitja:

Në një enë përzieni miellin, vezët, qumështin dhe përbërjet tjera në mënyrë që brumi të bëhet i rrëshqitshëm, lini brumin të qëndrojë 30 minuta dhe piqni pallaqinkat në mënyrë të zakonshme.

Pasi që ta shkrini gjalpin në temperaturë të lehtë, shtoni hudhrën dhe kërpudhat e prera në copa të imëta, vendosni në një tenxhere dhe shkurt i piqni me gjalpë.

Kur të ftohet pak masa, shtoni djathin e freskët dhe kriposini sipas dëshirës, lyeni pallaqinkat me atë masë dhe formojini sipas dëshirës.
Në fund fare të gjitha pallaqinkat së bashku piqni pak në tenxhere.
rondidi
 

UNREAD_POSTnga rondidi » E Djelë 7. Qershor 2009, 12:52

Imazh


Ditë e natë

Përbërja:

Brumi:

4 të kuq të vezëve
30 dg miell
20 dg gjalpë
30 dg sheqer
Krem prej 5 të bardhët e vezëve
2 lugë të mëdha kakao
1 dl qumësht


Kremi:

15 dg gjalpë
10 dg arra
18 dg çokollatë
9 lugë të mëdha qumësht
2 të kuq të vezëve
14 dg sheqer


Përgatitja:

Brumi: Përzieni të kuqët e vezëve, gjalpin dhe sheqerin, gradualisht shtoni qumësht, miell dhe në fund kremin nga të bardhtë e vezëve. Ndani gjysmën e masës dhe në njërën pjesë shtoni dhe përzieni kakaon. Të dy brumërat piqni ndaras gradualisht në folje në madhësi të njëjtë sikur tepsia.


Kremi:

Në zjarr të lehtë shkrini çokollatën, qumështin, të kuqët e vezëve dhe sheqerin. Zieni 5 minuta dhe në masë të nxehtë shtoni gjalpin dhe arrat. Kremi i nxehtë vendoseni në bazën e zezë (brumi me kakao) e lyeni pastaj e mbuloni me bazën e bardhë të brumit. Lehtë shtypeni me dot dhe lini që për 24 orë kremi të forcohet.
rondidi
 

UNREAD_POSTnga rondidi » E Djelë 7. Qershor 2009, 12:56

Imazh


Manti Kosove

Për 4-5 persona duhen:

1 kg miell, 2 gota ujë të vakët, 2 lugë vaj pak kripë për brumin dhe 600 gr mish i grirë, 3 qepë, kripë, vaj, piper i zi


Përgatitja

Në tavolinë ose në tepsi hidhet miell, ujë i vakët, vaj, kripë dhe përzihen dhe nga brumi i formuar bëhen 30 kuleçë të vegjël. Secili kulaçët zmadhohen me okllai sa shuplaka e dorës. Lyhen kuleçet me gjalpë dhe bashkohen në dhjetëshe. Secila dhjetëshe tëhollohet në një petë të madhe dhe të tre petët bashkohen në një petë të vetme. Peta ndahet në katrorë shahu. Për mbushjet e katrorëve nevojiten mish i grirë, qepë të grira hollë, kripë piper i zi . Masa e përgatitur skuqet në vaj dhe në fund të skuqjes i hidhet pak piper i kuq për ngjyrë. Masa duhet të lihet të ftohet dhe më pas mbushen me të katrorët e përgatitur më parë. Cdo katrore mbështillet diagonalisht nga të katër anët (si zarf) dhe vihen në tepsi për tu pjekur. Mantia piqet një gjysmë ore. Pasi është pjekur mbulohet me një picetë për 10 minuta dhe serviret me kos.


Ju bëftë mirë
rondidi
 

UNREAD_POSTnga rondidi » E Djelë 7. Qershor 2009, 13:06

Darkë e shpejtë ekzotike për 2 persona

Imazh


Përbërja:

150 gramë fije të petëve (me vezë)
200 gramë mish pule


Perimet sipas dëshirës:

2 speca të kuqë
2 pjesë hudhre
1 purri
1 karotë
1 filxhan bizele (bënë edhe të ngrira)
100 gramë brokoli


2 lugë vaj
1 lugë susam
2 lugë mjaltë
2 lugë sos të sojës
Krip, biber, xhenxhefil


Përgatitja:

I përgatisni fijet e petëve sipas udhëzimit në paketim. Disa llojeve prej tyre iu mjafton që vetëm t’i lagni me ujë të të vluar dhe t’i lini disa minuta ashtu që të trashën. E nxehni një lugë vaj në fërtele, dhe 30 sekonda e piqni hudhrën me xhenxhefil. Shtoni mishin e pulës, dhe piqni deri sa të skuqen pastaj këtë masë nxirrni nga fërtelja dhe vendosni në një enë të mbuluar.
Vajin e mbetur e nxehni në një tenxhere tjetër dhe shtoni perimet e grira sipas dëshirës. Piqni disa minuta, derisa perimet të zbuten pak por kurrsesi s’bënë të mbesin të forta. Ktheni këto perime në tenxhere me sos të sojës dhe mjaltë, shtoni mishin e përgatitur më herët dhe fijet e kulluara të petëve. Të gjitha së bashku piqni 1-2 minuta, shtoni susamin dhe shërbejeni menjëherë.
rondidi
 

UNREAD_POSTnga rondidi » E Djelë 7. Qershor 2009, 13:17

Qofte të skarës

I hidhet kripë, piper, rigon, spec i kuq, pak miell dhe përzihet mirë, pastaj ndahet në copa, që u jepet formë cilindrike dhe rreshtohen në tepsi.

Në çastin kur do të hahen, qoftet piqen në skarë sipër sobës ose mbi mangall me prush. Shoqërohen me patate të skuqura, sallata të ndryshme ose përdoren si meze me qepë të grira hollë.

Për 4-5 persona duhen: mish 1 filxhan caji, qepë 2 kokrra, miell 1 lugë gjelle, kripë, piper, rigon, spec i kuq, 1-2 lugë gjelle vaj.


Imazh
rondidi
 

UNREAD_POSTnga rondidi » E Djelë 7. Qershor 2009, 13:19

Imazh


Troftë në furrë

Përbërja:

- Troftë (pesha 120g deri në 250g)
- feta të holla limoni
- feta domate
- mardanos
- hudhra
- vaj ulliri
- letër alumini
- patate
- krip dhe piper


Përgatitja:

Prisni në feta të holla domatet, limonin dhe hudhrat. Mbasi keni larë peshkun, në brendësinë e barkut mbusheni me 2 deri në 3 feta domate, në një fetë limoni disa feta hudhrash sipas dëshirës suaj, dhe disa fletë mardanosi. Hidhni pak vaj ulliri dhe mbështilleni peshkun me letër alumini duke e mbyllur mirë në mënyrë që mos t’i hyjë oksigjeno.
Vendoseni atë në pllakë ose tepsi dhe futeni në furrë për 25-30 minuta me 175 gradë Celsius.
Deri sa të bëhet peshku, lani patatet duke eliminuar balten dhe pastroni ato. Ziheni ato deri sa te rezultojnë të ziera mirë. Eliminoni lëkuren dhe i ndani në katër pjesë patatet nëse janë të mëdha.
Mbasi është bërë peshku vendosni atë në pjate dhe hiqni letrën prej alumini. Vendoseni pranë patatet.
rondidi
 

UNREAD_POSTnga rondidi » E Hënë 8. Qershor 2009, 00:38

Luleshtrydhe (dredhëza) me krem qumështi

Imazh


Materialet për 4 persona:

• 500 gr. luleshtrydhe
• ½ litër kos
• 3 lugë gjelle sheqer
• 2 lugë gjelle liker
• 1 lugë ëmbëlsirë vanilje


Përgatitja:

1 - Rrihni në mikser kosin derisa të bëhet një masë e shkumëzuar
2 - Shtoni sheqerin pak nga pak dhe në vazhdim vaniljen.
3 - I prisni luleshtrydhet në katërsh dhe i përzieni me kosin e rrahur dhe likerin.
4 - E hidhni masën nëpër gota dhe e zbukuroni me luleshtrydhet e mbetura.
rondidi
 

UNREAD_POSTnga rondidi » E Enjte 11. Qershor 2009, 20:42

Akullore korona

Imazh

Përbërësit për 4 persona :

* 4 të verdha vezësh,
* 100 g sheqer,
* 100 g pana (krem qumështi),
* vanilje, ananas, shurup shege.


Përgatitja.

Fruloni për 1 min të verdhat e vezëve me sheqerin shtoni krem qumështin dhe pak vanilje. Frulojini përsëri për një minut. Vendoseni kremin në një enë dhe lërini në zjarr mesatar për rreth 3 minuta, gjithnjë duke e trazuar dhe duke u kujdesur që të mos marrë valë. Lëreni kremin të ftohet dhe hidheni në një formë. Mbajeni në frigorifer 2 orë para servirjes. Përmbyseni format me akullore në një pjatë dhe zbukurojini në qëndër me ananas të prerë në copa të vogla pasi t'i keni dhënë ngjyrë të kuqe me disa lugë shurup shege.
rondidi
 

UNREAD_POSTnga rondidi » E Enjte 11. Qershor 2009, 20:44

Akullore krem

Imazh

Përbërësit për 4 persona:

4 të verdha vezësh,

130 g sheqer,

1/2 L qumësht,

125 g bajame të qëruara,

100 g sheqer pudër,

50 g gjalp, brandy.

Për zbukurim : 50 g pana, 4 qershi.


Përgatitja.

Në një tenxhere rrihni tre të verdhat e vezëve me sheqerin kokërr derisa të formohet një masë e fryrë, pastaj hidhni ngadalë qumështin të cilit i keni dhënë një valë më parë, shtoni gjysëm gote të vogël brandy, duke e rrahur mirë. Rivendosni kremin në zjarr në banjo mari (uji duhet të ziejë lehtas) në mënyrë që të forcohet. Ndërkohë fruloni bajamet me sheqerin pudër dhe gjalpin e zbutur, shtoni masën e kremit ndajeni nëpër tasa individualë dhe vendosini në frigorifer për 3 orë. Servirini duke i zbukuruar me pannë të rrahur dhe qershi.
rondidi
 

UNREAD_POSTnga rondidi » E Shtunë 13. Qershor 2009, 11:20

Biskota me Djathë

Imazh


Perberesit:


100 gram djath të grirë hollë
50 gram miell
25 gram gjalp të butë
Një majë e vogël spec I kuq

(për masë më të madhe mund të shumfishoni në mënyrë të barabartë vlerat e mësipërme)


Pergatitja:

Për djathin mund të përdorni 80 gr djath kackavall dhe 20 gr djath parmixhan të grirë. Vendosini të gjitha në një tas dhe trazojini për rreth pesë minuta derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme e butë. Rrotullojeni brumin në një sipërfaqe me miell dhe prijini në forma të ndryshme. Piqini në temperaturë 200 gradë Celsius për rreth 10-12 minuta derisa të marrin një ngjyrë floriri. Nxirrini dhe lërini të ftohen.
Biskotat me djathe janë një shoqërues shumë I mirë I pijeve përpara darkës. Mund ti prisni ato në rripa të gjatë, e ti spërkatni ato më pas me djath parmixhan ose mundohuni të gjeni një formë më të sofistikuar si përshembull me forma të gatshme. Tani biskotat tuaja me djath janë gati
.
rondidi
 

Re: Kuzhina SHqiptare(Europjane)

UNREAD_POSTnga Lea » E Djelë 14. Qershor 2009, 15:34

Kuku rondidi qka paske ba me kto recete ma shtine untesin tash phaaaaaa hec e duro tash jam ba unt tash qi qi edhe te vizatume i kisha hanger hahahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahaha :beee:
Lea
 

Re: Kuzhina SHqiptare(Europjane)

UNREAD_POSTnga rondidi » E Djelë 14. Qershor 2009, 16:17

Kuku rondidi qka paske ba me kto recete ma shtine untesin tash phaaaaaa hec e duro tash jam ba unt tash qi qi edhe te vizatume i kisha hanger hahahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahaha :beee:



hahahah La send skam ber asgje sjan keto, po tjerat sjan gati qe ti qies, po ma mir te vizatume me pa qysh duket ahahaha

phaaa veq mir di me perdor kuzhinen,ja nese ste besohet ec dhe shihe cfar specialitetsh bej hmmm gjeg dot jesin ne bark :lol: klm :beee: :kafe:
rondidi
 

Re: Kuzhina SHqiptare(Europjane)

UNREAD_POSTnga Lea » E Mërkurë 8. Korrik 2009, 12:29

Tav me peshqi


Merr 2 fileto peshku te fresketa 200-300 gram secili. Merr 3 qepe te kuqe ose te bardha te medha dhe pret ne feta. Fillo dhe skuq qepet ne zjarr te ngadalte duke i trazuar shpesh per 15 minuta derisa te shkrihen (jo te digjen). Pataj merr 5 ose 6 thelba udhre dhe 3 ose 4 domate te medha te prera kubike dhe dhe i hedh ne te njetin tigan qe gatuan qepen se bashku me 3 ose 4 gjethe dafine. I kaverdis qepet, domatet dhe hudhrat derisa hudhrat te zbuten. I hedh kripe dhe piper duke e provuar per shije. Pastaj ndez furren ne 350 degrees dhe e le te ngrohet. Ne kete kohe i hedh "gjellen" e krijuar me qepet, hudhrat, domatet dhe dafinat ne nje tave mesatarisht te madhe. Vendos filetot e peshkut siper "gjelles" duke e sperkatur me pak vaj ulliri dhe kripe. E vendos taven te mbuluar me leter alumini ne furre dhe e pjek per 20-30 minuta (varet nga trashesia e filetove te peshkut). Pas 20-30 minutash kontrollon peshkun nese eshte bere ose jo. E heq letren e aluminit nga tava dhe vendos taven ne furre perseri per 5-10 minuta per t'i dhene peshkut ngjyre. Pas kesaj e heq taven nga furra dhe e le te ftohet per te ngrene.

Ju siguroj qe do te lepini gishtat
:beee:
Lea
 

Re: Kuzhina SHqiptare(Europjane)

UNREAD_POSTnga Lea » E Mërkurë 8. Korrik 2009, 12:30

Peshk I pjekur ne tjegull.



Nxehet ne fillim tjegulla. Peshku I sapozene pastrohet nga te brendshmet por nuk duhet te pastrohet nga luspat. Duhet te lahet dhe kullohet. Peshkut I hidhet kripe nga Brenda si edhe nga jashte dhe vihet mbi tjegullen e nxehte e cila qendron mbi prush deri sa te piqet nga te dyja anet. Peshku mund te piqet me dhjamin e vet ose mund ti hidhet pak vaj n.q.s peshku nuk ka dhjame. Gjate pjekjes luspat ngelen ne tjegull prandaj nuk eshte nevoja qe peshku te pastrohet nga luspat.
Hidhini limon sipas deshires dhe shoqerojeni me nje gote vere te bardhe dhe me sallate. Kjo eshte shume e shendetshme per personat qe vuajne nga dhjamosja e zemres ose nga kolesteroli I larte
.
Lea
 

Re: Kuzhina SHqiptare(Europjane)

UNREAD_POSTnga Lea » E Mërkurë 8. Korrik 2009, 12:32

Barbunj te pjekur ne leter.

Marinohen peshqit me leng limoni, piper te zi, vaj, gjethe dafine, dhe vendosini ne firigorifer 1-2 ore. Merret letra dhe pritet me e gjate se gjatesia e peshkut dhe lyhet me lyre. Peshku mblidhet ne leter ne forme rroleje, palosen anet dhe piqet ne tave te lyer me lyre. Sherbehet me pas me sallate dhe sigurisht feta limoni.
ME kete do te shkonte mjaft mire nje gote vere e bardhe.

4-5 persona
2 peshq
! kokerr e gjysem limoni. Vaj ulliri mundesisht i rafinuar (se eshte me i shendetshem por duhet te bjere sa me pak ere), kripe, piper dhe gjethe dafine 2 cope.
Lea
 

Re: Kuzhina SHqiptare(Europjane)

UNREAD_POSTnga Lea » E Mërkurë 8. Korrik 2009, 12:36

Risotto me Fruta Deti dhe Kerpudha !~ (sipas tradites italiane)

Perberesit:
~1 tas orizi
~2-3 luge vaj ulliri e.v.
~4-6 filxhane leng mishi pule
~15gr kerpudha te thara
~2 gota uje te valuar (per te pergatitur kerpudhat)
~1/2 gote vere te bardhe si psh chardonnay ose pinot grigio
~1 kile karkaleca deti (ose gjys-per gjys me Skallope, ose vetem skallope)
~3 thelpinj hudhre, te prere holle
~1/2 gote me qepe, te prera holle
~1 luge fara maraqi te bute, te grira
~2 luge majdanoz te fresket
~1/4 deri 1/2 gote parmiggiano te grire
~kripe dhe piper te zi te grire
~1/2 gote Romano te grire
~2 luge gjalp

Preparation:
~Hidhni uje te valuar ne nje tas te vogel, dhe fusni kerpudhat te zbuten. Per kete nevojiten 20-30min, keshtu qe planifikoni me pare. Kerpudhat duhet te jene te buta dhe te fryra.

~Vini lengun e pules ne zjarr te ulet ne nje tigan te madh, ose tenxhere supe

~Ne nje tigan tjeter, ngrohni veren ne zjarr te mesem dhe shtoni hudher pas 1 minute

~Hidhni mbi te karkalecat dhe lini ne zjarr te ulet deri sa te marrin ngjyre roze, dhe/ose skallopet te fillojne te shndrisin. Hiqini nga zjarri, dhe lerini te rrine ne vere.

(Me fjale te tjera, pergatitini frutat e detit pergjysem, perderisa do te vazhdojne te gatuhen ne vere dhe kur te shtohen ne risotto.)

~Pasi te jene gati kerpudhat, i marrim, dhe ia shtrydhim lengun ne tas. Do kete marre tashme ngjyre te kuqe-kafe te erret dhe nje arome te theksuar.

~Hidhini lengun e kerpudhave dhe vete kerpudhat ne lengun e mishit te pules (ne zjarr te ulet, akoma)

~Tani, skuqni ne zjarr te mesem vajin e ullirit, ne nje tigan te madh.

~Hidhni qepet. dhe me pas orizin.

~Perzjeni orizin me qepet, ne menyre qe te perfshihen nga vaji i ullirit. Kjo ndihmon orizin te thithe lengjet e gatimit ngadale. Gjithashtu ndihmon ne dhenien e asaj ngjyre te vecante orizit, nga e cila dallohet edhe profesionaliteti.

~Tani, shtoni 2-3 garuzhde nga lengu i mishit, perzjeni pak, sigurohuni qe risotto te jete komplet i mbuluar nga lengjet dhe lini temperaturen e zjarrit ne te ulet.

~Lerini ne ket gjendje per pak, deri sa lengu te thithet, dhe niveli i tij, te jete pak nen nivelin e orizit.

~Shtoni me shume leng mishi. Nuk eshte nevoja ta perzjeni kete here, por sigurohuni qe orizi te jete i mbuluar nga lengu. Perserisni kete gje edhe per rreth 15 min.

~Pothuajse kemi mbaruar, hidhni frutat e detit, me gjithe lengun ne tiganin e madh.

~Prisni sa niveli i lengut te orizit te pergjysmohet.

~Eshte koha per te provuar per butesine e orizit. Nese eshte i pershtatshem per shijen tuaj, shtoni djathe dhe gjalp, perzjejini mire dhe lereni ne zjarr deri sa lengu te jete pothuaj shteruar.

~Hiqni nga zjarri. Ju lutem, lereni pjaten edhe per 5-7 minuta, qe shija dhe aroma te shkrihen me teper me njera-tjetren.

~Servireni ne tasat e Pastes

~hidhini siper Parmiggiano-n e grire dhe majdanoz.

~Nje Chard Italian ose Pinot Grigio shkon per mrekulli me te!

Gjithmone: Buon Appetito
Lea
 

Re: Kuzhina SHqiptare(Europjane)

UNREAD_POSTnga Lea » E Mërkurë 8. Korrik 2009, 12:49

Ngjale e ferguar me sallata te ndryshme

Per 4-5 veta: ngjala 1-1,5 kg, miell 1 filxhan caji, rozmarine 1 luge gjelle, vaj 1 filxhan, limon 1 kokerr, kripe e piper sallate e gatshme per 5 persona.

Ngjalat pastrohen, lahen dhe priten sipas racioneve. Kullohen dhe u hidhet kripe e piper, kalohen ne miell, u hidhet rozmarine dhe skuqen nga te dy anet derisa te marrin ngjyre te kuqerremte. Pastaj vihen ne pjatance sipas racioneve me feta limoni te prera holle. Shoqerohen me sallata te stines
Lea
 

Re: Kuzhina SHqiptare(Europjane)

UNREAD_POSTnga Lea » E Mërkurë 8. Korrik 2009, 12:50

Qofte Peshku

Per te pergatitur qofte peshku mudn te merret do lloj peshku ose mbeturinat e peshqve te zier, te cilet jane perdorur per gjellen kryesore.

Per 4-5 veta: pesht te zier vetem tul 500g, veze 3 kokrra, miell 3 luge, pak hudhra, majdanoz 1 tufe, vaj per skuqje 3/4 e filxhanit te cajit, kripe e piper.
Pastrohet peshku i zier ose i skuqur nga cipat dhe halat. Ngrohet ne nje ene me shum pak uje dhe kripe ne se ka nevoj dhe mbasi te kulloje mire pritet ne copa te vogla dhe kalohet ne makinen e mishit qe te behet kima. Thyejme vezet duke i ndare te bardhat nga te verdhat. Kerto te fundit rrihen ne nje ene porcelani me telin e kuzhines. Shtohet mielli, hudhrat e grira shume holle, majdanozi, kripa e piperi dhe trazohen mire.
Rrihen te bardhat e vezeve fort qe te behen te qendrueshme (marenge) dhe shtohen ne masne e mesiperme duke e trazuar. Vihet ne zjarr tigani me vaj dhe pasi te jete nxehur skuqen qoftet e peshkut si qoftet e mishit. Shoqerohen me sallata te stines.
Shenim: Qofteve te peshkut mund tu pergatitet salce me veze qumesht (bashamel), e cila u hidhet qofteve siper.
Lea
 

Re: Kuzhina SHqiptare(Europjane)

UNREAD_POSTnga Lea » E Mërkurë 8. Korrik 2009, 12:51

Si të njohim freskinë dhe të gatuajmë peshkun dhe prodhimet e detit

Vlera:

Peshku dallohet për vlera të mëdha ushqyese duke qenë se është i pasur në proteina, kripëra minerale dhe vitamina. Kjo e bën një ushqim të lehtë dhe lehtësisht të tretshëm nga organizmi.

Disa nga karakteristikat e një peshku të freskët:

• Mishi duhet të jetë i fortë dhe kur të shtypet me gisht të ketë elasticitet.

• Syri është i pastër si i gjallë.

• Bronke që ndodhen në kokë kanë ngjyrë të lehtë rozë.

• Lëkura është e ndritshme dhe luspat dalin shpejt.

• Era e peshkut të freskët është si era e detit. Në rast se ndihet një erë amoniaku, atëherë është i ndenjur.

• Mishi duhet të jetë i bardhë me ngjyrë shumë të lehtë rozë. Në se ka nuancë të bardhë në të verdhë atëherë nuk është i freskët.

Prerja:

Peshqit mund të gatuhen të plotë ose të ndarë në copa apo fileto të cilat mund të jenë me ose pa hala e lëkurë.

Për fileto pa hala e lëkurë duhet më tepër kujdes, për këtë peshqit duhet të jenë më të mëdhenj se 200 g.

• Peshku vendoset i pastruar mbi tavolinë dhe prerja fillon nga bishti në drejtim të kokës.

• Tehu i thikës duhet të takojë shtyllën kurrizore. Kështu përfitojmë dy fileto të gjata.

• Halat e barkut hiqen me pincën e kuzhinës.

• Me lëvizje të thikës kur sharrohet bëhet heqja e lëkurës nga bishti në drejtim të kokës. Kështu veprohet edhe për fileton tjetër.

Për dreka ose darka festash, peshku mund të vendoset i gjithi në një pjatancë të madhe i zbukuruar me garnitura të ndryshme. Para se të shërbehet pritet në prani të pjesëmarrësve.

Gatimi

Peshqit gatuhen në tre mënyra:




• Të skuqur; më të përshtatshëm janë peshqit e vegjël, si barbuni, sardelja, etj

• Të pjekur në zgarë ose në furrë; ngjalat, barbuni, levreku, qefulli, koca, korani. Peshkut i bëhen prerje të lehta nga të dyja anët që pjekja të kalojë dhe në thellësi. Gjatë pjekjes spërkatet me vaj limon dhe kripë.

• Të zier në dy mënyra, sipas dëshirës;

a- me ujë kripë dhe bimë aromatike

b- me ujë, uthull ose verë të bardhë, karota, qepë, presh, dafinë, bimë aromatike dhe sipas dëshirës edhe karafil.

Gjatë zierjes peshku lëshon 10 % të substancave të tij, prandaj lëngu mund të përdoret fare mirë për supë peshku.

Peshqit e ujërave të ëmbla duhet të zihen me uthull dhe me më shumë kripë.

RECETA

Peshk me feta domate e portokalli.



Për 4 – 5 persona: peshk 1 kg, domate 4 kokrra, patate 10 kokrra mesatare, portokalle e limon nga 1 kokërr, 1 gotë vaji, 1 gotë vere, 2 lugë majdanoz të grirë hollë, galetë e bluar, hudhra 3-4 thelpinj, kripë e piper sipas dëshirës.

Pastrojmë peshkun me ujë të bollshëm, e kullojmë, e thajmë me pecetë dhe e vendosim në pjatancë duke e kriposur nga të gjitha anët. Në enë porcelani hedhim verën, vajin, lëngun e limonit të prerë hollë, lëngun e dy domateve të grira, hudhrën e prerë hollë, piper, kripë sipas dëshirës, dhe e punojmë me tel deri sa të bëhet një masë e njëjtë.

Në një pjatë hedhim majdanozin e grimcuar dhe e përziejmë me galetën e bluar. Në tavë hedhim një shtresë nga masa e parë dhe mbi të majdanozin me galetën e bluar. Sipër vendoset peshku, i cili spërkatet me masën e parë dhe të dytë. Presim domatet dhe portokallin në feta rrethore simetrike duke mbuluar gjithë sipërfaqen e peshkut. E pjekim në furrë me nxehtësi mesatare për 20 – 30 minuta duke e spërkatur herë pas here me lëngun e tij. Pas pjekjes e vendosim në pjatancë dhe anash vendosim patatet e ziera e të spërkatura me majdanoz. Salcës së mbetur në tavë i jepet një valë për 3 – 4 min. Më pas i hidhet sipër peshkut. Shërbehet sipas dëshirës, e ftohtë ose e ngrohtë.

Llojet e peshkut që mund të përdoren: koran, levrek, koce, etj.

Fileto merluci të freskët




Për 4 – 5 persona: merluc 1 kg, vezë 1 kokërr, vaj për skuqje 1 filxhan çaji, limon 1 kokërr, miell për skuqje 2 – 3 lugë gjelle, patate të ziera 1 kg, salcë majoneze për 4 persona, majdanoz një tufë, gjalp një lugë, kripë epiper sipas dëshirës.

Merluci pastrohet, lahet dhe i hiqen filetot me kujdes. I marinojmë me lëng limoni, kripë, piper dhe gjethe majdanozi për 10 minuta. Vendosim tiganin me vaj që të nxehet mirë. Në një enë porcelani hedhim vezë, pak ujë, kripë dhe i rrahim me pirun që të bëhen një masë. Kullojmë fileton nga marinimi dhe e kalojmë në miell, në vezën e rrahur, në galetën thërrmuar ku i jepet formë ovale dhe skuqet nga të dy anët deri sa të marrë ngjyrë të kuqërremtë. Kullohet nga yndyra e tepërt dhe vendoset në pjatancë. Rreth e rrotull dhe në mes vendosen patatet e ziera. Përgatisim salcë majoneze për 4 persona, e cila do të shoqërojë pjatat e peshkut.

Peshku dhe Vera


Peshku shoqërohet me verë të bardhë. Gjatë shërbimit të verërave duhen patur parasysh edhe disa rregulla:

• Gjithmonë verërat e lehta shkojnë me gjellët e lehta, kurse verërat e rënda me gatime të rënda.

• Duhet pasur parasysh përputhshmëria e ngjyrës së verës me ngjyrën e ushqimit

• Një verë e rëndë nuk bën të pihet para një të lehte, si dhe një verë e kuqe para një të bardhe, përjashtim bën rasti i shërbimit me verëra shkumuese.

• Vera e bardhë pihet relativisht e ftohtë, kurse vera e kuqe shërbehet në temperaturën e dhomës.
Lea
 

Re: Kuzhina SHqiptare(Europjane)

UNREAD_POSTnga Lea » E Mërkurë 8. Korrik 2009, 12:54

Oktapod me vere.! mmmm


Perberesit per 4 - 5 persona:
1 kg oktapod,
5 kokrra qepe,
1 gote uji vere e kuqe,
3-4 kokrra mesatare domatesh te fresketa,
1/2 gote me uje, kripe e piper.

Pregatitja: Pas larjes i kullojme dhe i skuqim derisa te thithin lengun. Shtojme qepen e prere ne kubike te vegjel dhe pasi i skuqim bashke i shuajme me vere. Hedhim domatet e prera si zakonisht dhe me vone shtojme yndyre, kripe, piper. I leme te ziejne ne zjarr te avashem derisa te perfundoje plotesisht.

E thjeshte fare apo jo? ama shume e shijshme...
Lea
 

Re: Kuzhina SHqiptare(Europjane)

UNREAD_POSTnga Lea » E Mërkurë 8. Korrik 2009, 12:54

Peshk i furrës me arra

Përbërësit:


Për 4-5 racione peshk nevojiten:

4-5 racione peshk
2 filxhanë kafeje me lyrë
2-3 lugë gjelle me miell, për lyerjen e peshkut
1 lugë gjelle me miell për salcën
2 gota ujë
2-3 lugë gjellë me bajame
Kripë

Përgatitja

Peshku lyhet me miell, skuqet me lyrë të nxehtë dhe vihet në tavë. Në lyrën e mbetur, skuqet mielli derisa të zverdhet. Hidhet ujë dhe lihet të marrë valë. Shtohen dhe arrat e shtypura. Masa e përgatitur hidhet te peshku. Tava futet në furrë, 10-15 minuta ose kur gatimi bëhet në tenxhere, vendoset të ziejë. Sipas dëshirës, mund të hidhen hudhra të shtypura. Shërbehet me salcën e vet ose edhe me perime të ziera.
Lea
 

Re: Kuzhina SHqiptare(Europjane)

UNREAD_POSTnga Lea » E Mërkurë 8. Korrik 2009, 12:55

Fileto peshku me vezë:

Per 4-5 persona na nevoiten 1-1.5 kg peshk,2 filgjana vaj,krip,piper,leng limoni,1 lug miell,1 vez,1 kg patate.
Filetot e peshkut priten ne copa I hidhet krip piper dhe sperkatet me leng limoni dhe lihen 15-20 min qe te marionohet,I kullohet lengu dhe lyhet me miell pastaj ne vez te rrahura,copat skuqen ne dy anet me shum yndyre .Filetot shoqerohen me patate te ferguara dhe me salt stine
Lea
 

UNREAD_POSTnga rondidi » E Mërkurë 8. Korrik 2009, 13:35

Akullore me Portokalle


Imazh

Përbërësit:

40 g pana,

250 g sheqer,

6 portokalle,

1 limon,

1 gotë qumësht,

1 gotë e vogël lëng mandarinash,

1 gotë e vogël lëng portokalli.


Përgatitja.

Lani portokallet dhe limonin, thajini dhe fërkojini lehtë lëkurat mbi sheqer që të marrë aromë. Ndajini përgjysëm portokallet, shtrydhini, filtrojini lëngun, hidheni në një tigan, shtoni gjithë sheqerin dhe lëngun e limonit, shkrijini në zjarr shumë të dobët duke i përzier. Hiqini, lërini të ftohet shtoni panën, lëngun e mandarinës e të portokallit. Përzjejini dhe vendoseni në makinën e akullores.
rondidi
 

Re: Kuzhina SHqiptare(Europjane)

UNREAD_POSTnga Samka Qika Europes.... » E Mërkurë 8. Korrik 2009, 13:51

Muska Me Patate


Imazh

Për 4 vete

Duhen:

- Patate 1 kg
- qepe 6 kokrra mesatare
- vaj 3-4 filxhane kafeje
- domate 5 kokrra (1 luge gjelle salce)
- kripe, piper, dafine

Për salcen e bardhe:

- Gjalpe 1 luge gjelle
- miell 1 luge gjelle
- qumësht 1 gote caji
- vezë 1 kokerr
- kackavall (djathe) te thermuar një luge gjelle

Gatimi:

Patatet qerohen, lahen dhe priten ne feta te rrumbullakta, me trashesi 5-7 mm.
Skuqen patatet derisa te krijohet një kore e lehtë. Qepa e prerë ne formë gjysmerrethi skuqet me vaj ne zjarr te ngadalshem ne mënyrë qe të mos digjet, por te zbutet. Shtohen domate te qeruara dhe te prera ne copa kubike, pak salce, kaverdisja vazhdon edhe pak, shtohet kripe, piper flete Dafine.
Ne taven e lyer me vaj shtrohet një shtrese patatesh te skuqura, mbi to gjysma e qepes, përsëri një shtrese tjetër patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepes.
Mbi këto prapë shtrohet një pjesë patatesh. Ne një edhe kaverdiset miell më pak gjalpe, shuhet me gjumesht, përzihet mirë derisa te marrë vale, hidhet kripe dhe lihet masa te trashet.
Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe përzihet me vezë. Salca e përgatitur hidhet mbi musakane, sperkatet me gjalpe dhe djathe kackavall. Tava vihet ne furre për tu pjekur për 30 minuta.
♥ღ♥ ♥ღ♥ αŁŁαн.. ίsт мєίи goтT dєя кuяαи.. ίsт мείи вυcн dεя ίsŁαм.. ίsт мєίи gŁαυвє мosŁίм sείи.. ίsт мείи sтoŁz ღ♥ ♥ღ♥
Avatari i antarit
Samka Qika Europes....
 
Poste: 6541
Antarësuar: E Djelë 22. Qershor 2008, 23:10
Vendodhja: Sweden

 
Përpara

Kthehu tek Diskutime të lira shoqërore



Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor